Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka komentuar deklaratat e ashpra të James O’Brien, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Krasniqit, “kjo deklaratë e fortë e ndihmëssekretarit amerikan, O. Brajan, paraqet një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë Kurti”.
Tutje, ai ka theksuar se mbetet të shihet nëse Kurti do të transformohet në partner të amerikanëve pas këtij presioni serioz.