Florin Krasniqi nga PSD, tha se Kurti dëshiron të bëj katrahura, teksa paralajmëroi se i njëjti nuk do të shkoj pa gjakderdhje.
“Ai (Albin Kurti) dëshiron të bëj katrahura, duhet me ndalë katrahurën, ka për të çuar drejt gjakderdhjes, mbane në mend, nuk ka me shkuar në gjendje të qetë, nuk shkon pse me shku. Ai jeton prej këtyre krizave, ka ardhur përmes krizave, shkon përmes krizave”, tha ai në emisionin “Click” të RTV21.
Krasniqi foli edhe për shtesat, i cili tha se është për gjynah si qytetarët që marrin këto që nuk e dinë se “Kurtin nuk e përmend askush”.
“Nuk mundesh të ia spjegosh njeriut që i ka marrë 200 euro, me i thënë që e kemi liderin që nuk e përmend askush, ai thotë mi ka çuar 200 euro, është për gjynah…, çka me i bërë jemi në një krizë të fellë, nuk është hajgare kjo punë, lojë”, deklaroi ai./RTV21/21Media






