Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur lidhur me qëndrtimet e partisë së tij rreth vijave të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje.
I pyetur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me partinë në pushtet, Gjini ka treguar për pozicionet e subjektit që tashmë ka marrë në udhëheqje.
“Nëse një parti politike, ose një person i qet caqet, e ato caqe të ndershme për vendin, ka me gjet rrugë me i arrit ato caqe. Unë e thash më herët, zhvillimi ekonomik mundet me u zbërthye në shumëçka, me përfundua infrastrukturën e Kosovës, se prapë nuk është e madhe për katër vjet përfundon nuk kemi nevojë me bo, nuk ka mbet shumë. Kur nuk ekziston ai cak i një personi ose një partie politike, atëherë caku kthehet vetvetja, ‘unë po du mu bë kryeministër, unë po du me bo presidentin, un po du me bo këtë’. Kur ky është caku, atëherë gjithmonë bëhet ma problem. Unë ju thash juve, nëse kemi me krijua koalicion me opozitën caqet e mia i tregova dhe kam me i kushtëzua” ka thënë Gjini.
Ai poashtu bëri të ditur se nuk e mohon ndonjë koalicion me opozitën, ndërsa shtoi se pushteti aktual ka dështuar, pasiqë nëse nuk kishte dështuar, nuk do të kishte pasë nevoj t’i dhuronte nga 100 euro qytetarëve.






