Blerim Latifi, ka komentuar fjalimin e Albin Kurtit në Zvicër ku për komandantët përdori terme si “zullumqarë”.
Latifi ka deklaruar se këto thuhen në dosje të Serbisë, ndërsa kryeministri po e përdor këtë gjuhë për me i marrë disa vota.
“Në dosjet e Serbisë për çlirimtarët thuhet që janë kriminelë, terroristë, mizorë. E kryeministri me përdor këtë gjuhë për më mbërri ketë votë, për më mbërri këtë vend. Nuk është e vërtetë, këtu kërkush nuk bën zullum. Ti e ke pushtetin që 6 vjet”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.






