Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se partia e tij është i vetmi subjekt politik që ka vija të kuqe me LVV-në.
Ai akuzoi ish-opozitën për çështjen e qeverisjes me Albin Kurtin, ku tha se “nëse nuk dëshirojnë që të ngrehen këndej le të thejnë qafën me Albinin”.
“I vetmi subjekt politik që ka vija të kuqe jemi ne (PSD), nuk kemi asnjë tjetër. Ne jemi duke i thënë kësaj opozite, ‘a bën edhe ju me u zotu me ne që nuk shkonin me Kurtin’, se këta po thonë se Kurti është autoritar, i keq, i rrezikshëm, në fjalinë pasuese te ti, edhe Vjosa Osmani dhe Bedri Hamza, po thonë bëjmë qeverisje me Albin Kurtin. Paradaskalisht, presioni ynë është me ngrehë opozitën këndej, nëse nuk dëshirojnë që të ngrehen këndej le të thejnë qafën me Albinin”, tha ai në emisionin “Click” të RTV21.






