18.1 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Krasniqi-Goodman: Kongresmeni Torres u njoftua me rrëfimet e trishta të të mbijetuarave nga dhuna seksuale

- Advertisement -
Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar për vizitën e kongresmenit amerikan, Richie Torres, i cili ka qenë në një vizitë treditore në Kosovë.

“Gjatë, tri ditëve të kaluara me ftesën time në Kosovë ka qëndruar për vizitë Kongresmeni Richie Torres, bashkëkryesues i Grupit të Çështjeve Shqiptare ne Kongresin Amerikan. Qëllimi i vizitës ka qenë që Kongresmeni Torres të njihet nga afër me kërkesat për drejtësi, të njihet me të mbijetuarat nga dhuna seksuale por, edhe, viktima tjera nga lufta e fundit në Kosovë dhe për t’i dhënë mbështetje rezolutës për krimet e dhunës seksuale në Kongresin Amerikan”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Facebook.

“Gjatë këtyre dy ditëve bashkë me Kongresmenin Torres, atdhetarin e madh Harry Bajraktari, bashkëpunetoren Vera Mjeku, përveç vizitave të Institucioneve dhe takimeve me liderë shtetërorë dhe partiakë kemi, vizituar edhe: “Organizatën për Promovimin e të Drejtave të Gruas” në Drenas, “Medika Kosova” në Gjakovë, “Koperativa Krusha” në Krushë të Madhe”.

Krasniqi-Goodman tha se Torresi u njoftua me kërkesat për drejtësi dhe me rrëfimet e trishta të të mbijetuarave si dhe me punën e tyre.

“Me këtë, rast Kongresmeni Torres nga, afër u njoftua me kërkesat për drejtësi, me rrëfime dhe histori të trishta nga vetë të mbijetuarat si dhe, me, punën e jashtëzakonshme që bëjnë organizatat me qëllim të mbështetjes së të mbijetuarave/ëve”.

“Sigurisht, se kjo vizitë nuk do të mund të realizohej pa kontributin dhe mbështetjen konkrete dhe të parezervë të z. Harry Bajraktari, si dhe organizimin e Vera Mjekut. Shpresojmë se pas kësaj vizite çështja e krimeve të luftes në përgjithësi e veçanërisht përdhunimet do të marrin mbështetjen e nevojshme nga Kongresi Amerikan! #Drejtësi për viktimat”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit