22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Ish-diplomatja: Zbehen gjasat që Kosova të diskutohet në KiE

- Advertisement -

Ish-diplomatja në Strasburg, Mimoza Ahmetaj, thotë se janë zbehur gjasat që Kosova të diskutohet në Këshillin e Evropës.

“Gjasat janë mjaft të zbehura. Është edhe vetëm një mbledhje me datën 14, ku sërish do të takohen ambasadorët e shteteve anëtare, dhe ka mundësi të diskutohet”, tha ajo në Edicionin Special.

“Megjithatë, nga reaksionet në Prishtinë, nga qëndrimet e zotëri Kurti, dhe nga atmosfera e tërësishme duket se një gjë e tillë është e pamundur, sido që të jetë njeriu asnjëherë nuk mund të thotë se gjasat janë zero, sepse deri në momentin kur agjenda votohet nga shtetet anëtare nga ministrat me datën 17 quhet draft-agjendë. Domethënë mundësia teorike si e tillë ekziston, por mundësia praktike reale më duket se është diçka e pamundur”, shtoi Ahmetaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit