22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin afër konvikteve

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para për aksidentin e ndodhur sot rreth orës 09:00 afër konvikteve në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë për Indeksonline se në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa janë gjashtë persona të lënduar të cilët janë nisur drejt emergjencës.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Aktualisht rruga është e bllokuar për qarkullim të automjeteve

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit