Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Albulena Haxhiu nuk kalon si kryetare të Kuvendit edhe nëse propozohet 100 herë.
Ai tutje thotë se Haxhiu nuk e meriton të jetë në krye të Kuvendit, transmeton klankosova.tv.
“Ua përkujtoj dhe ua përsëris, as herën e parë, as herën e dhjetë, as herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu, sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, tha ai..