Arian Tahiri kishte nuhatur “skenarin” e LVV-së për konstituim?

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka lëshuar komunikatë, ku ka bërë të ditur se në seancën e nesërme do t’i votojë propozimet e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitakun e Kujtim Shalën.

Por ky vendim i VV-së duket se ishte nuhatur nga opozita, si një “skenar” i partisë për të çuar vendin në zgjedhje.

Këtë gjë e kishte paralajmëruar deputeti i PDK-së, Arian Tahiri me një postim të bërë më datë 11 gusht, ku kishte thënë se qëllimi i Albin Kurtit është konstituimi i Kuvendit mes datave 13 shtator dhe 28 dhjetor.

Postimi i Arian Tahiri më 11 gusht:

Albin Kurtit nuk i interesojnë afatet kushtetuese. I intereson skenari i tij.

Objektivi është i qartë: zgjedhjet e reja më 27 dhjetor 2026.

Kuvendin do ta konstituojë, por jo tani. Synimi i tij është që konstituimi të bëhet afërsisht mes 13 dhe 28 shtatorit, në mënyrë që, sipas skenarit politik e procedural, Albin Kurti dhe Ushtruesja e Detyrave të tij si Presidente të mund ta caktojnë 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja.

Konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish skenarin. I aktivizon afatet kushtetuese dhe ia ngushton hapësirën për manovrim.

Prandaj, i duhet edhe rreth një muaj shtyrje.

Dhe këtë shtyrje do ta mbulojë me oferta të papranueshme për partitë parlamentare, me letra zyrtare, mesazhe telefonike dhe “gatishmëri për dialog”, kinse është i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja.

Këto i duhen vetëm për narrativin politik të zgjedhjeve të ardhshme, sepse synimi nuk është marrëveshja. Synimi është mosmarrëveshja që ta jetësojë skenarin e tij.

As Albin Kurti dhe as Gjykata Speciale, nuk do të mund t’i jetësojnë skenarët e tyre!

Të ngjashme

Të fundit