Gjykata Supreme ka refuzuar dje si të pabazuara ankesat të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së nga kandidatët për deputet dhe subjekte politike. Në këtë mënyrë është hapur rruga për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një njoftimin për media, Gjykata Supreme ka bërë me dije se pesë ankesat e paraqitura ndaj rezultateve përfundimtare të shpallur nga KQZ-ja kanë qenë të pabazuara.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur për pesë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Kurse, Komisionin Qendror i Zgjedhje ka bërë me dije se sot (e mërkurë) do të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se mbledhja për certifikimin e rezultateve do të mbahet nesër në ora 11:00.
Më 27.06.2026, KQZ-ja ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.






