Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video informuese për qytetarët rreth procesit të votimit.
Përmes videos, KQZ tregon hap pas hapi se si qytetarët të plotësojnë saktë fletëvotimin, si zhvillohet procesi i votimit në qendrën e votimit dhe cilat janë procedurat që duhet të ndiqen deri në momentin e hedhjes së fletëvotimit në kutinë e votimit.
“Shiko videon për të mësuar se si të plotësosh saktë fletëvotimin dhe si zhvillohet procesi i votimit, deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit”, thuhet në postimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.






