Shpërthen Kuçi: Kurti është i rrezikshëm, po kërkon militarizim të shtetit

- Advertisement -

Anëtarja e Partia SocialdemokrateNatyra Kuçi, në emisionin “Adresa” ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se qeverisja e tij po e çon vendin drejt militarizimit dhe po neglizhon sektorët bazë si arsimi dhe shëndetësia.

Në një deklaratë në Kanal10, Kuçi tha se investimet në siguri po bëhen në kurriz të mirëqenies sociale dhe shërbimeve publike.

“Ne jemi duke u mundu me i tregu qytetarëve se Albin Kurti është i rrezikshëm se po dëshiron me militarize shtetin, është duke i dërgu 2 miliardë euro në ushtri, në ndërkohë as 10% të fëmijëve nuk i kemi në kopshte, shëndetësinë e kemi si mos më keq, sistemin arsimor katrahurë jo vetëm fizikisht shkollat e universitetet po kurikulat si i kemi, ndërsa Kurti dëshiron me investu në xhandarmëri, ky sistem i tij është i destinuar me të frikësu, me të mbajtë në panik, dhe nuk dërgon asgjë për jetën e punëtorëve që na kanë vdekë… dhe më shumë njerëz kanë vdek sa e ka mandatin Kurti se sa ka inspektorë… dhe nuk është në gjendje me rritë numrin e inspektorëve, e në ndërkohë me këtë opozitë që e kemi jemi duke e rrezikuar demokracinë pasi po hezitojnë t’i dërgojnë këto ligje në Gjykatën Kushtetuese”, tha Kuçi.

Të ngjashme

Të fundit