Sekretari i Partia Socialdemokrate, Nol Nushi, në emisionin “Adresa” ka kritikuar kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke hedhur ironi për paraqitjet e tij gjatë fushatës dhe mënyrën e sjelljes publike.
Në një deklaratë në Kanal10, Nushi tha se Abdixhiku po mundohet të paraqitet si kryeministër, ndonëse sipas tij nuk e ka mbështetjen e duhur politike.
“Kur po fillon fushata a e patë Lumiri ja nisi me vozit kerrin me Vjosën, moti tha s’kom vozit, po dojn mu dok njerëz të thjeshtë, a kur po mbërrijnë në tubim po duhet me ia qelë rojet derën, këta sillen si kryeministër me 11 %, këta e kallxojnë qefin e tyre pa i pasë punët kerkun, Abdixhiku vdes me shku aty me xhipa me rotacion, me dal prej xhipave të zi në fushatë edhe me dal shoferat me ia qelë derën e veturës, ndërsa ia ke humbur partisë nja 5-6 %, garon në zgjedhje të mbrendshme pa kundër kandidat është duke humbur edhe aty gati ku gjysmën e partisë e ka kundër dhe e ka pozicionin shumë të ulët për tu sillur si kryeministër”, tha Nushi.






