Kosova me dy ekipe kombëtare të futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

- Advertisement -

 

Kosova do të përfaqësohet me dy ekipe kombëtare në disiplinën e futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, ngjyrat dardane do t’i mbrojnë Kombëtarja U21 e djemve dhe Kombëtarja U18 e vajzave. 💙

⚽ Grupi B (Djemtë U21)
🇽🇰 Kosova
🇮🇹 Italia
🇦🇱 Shqipëria
🇩🇿 Algjeria

⚽ Grupi B (Vajzat U18)
🇽🇰 Kosova
🇮🇹 Italia
🇸🇮 Sllovenia

Dy ekipet tona do të kenë mundësinë të përballen me përfaqësuese të tjera mesdhetare dhe të përfaqësojnë Kosovën në një prej ngjarjeve më të rëndësishme shumësportëshe.

Suksese djemve dhe vajzave tona olimpike në Taranto! 💪🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit