7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Koreja e Jugut “shuplakë” Uruguait, mposhtin Portugalinë dhe vazhdojnë ëndrrën e Katar 2022

- Advertisement -

Përballja ndaj Koresë së Jugut ka qenë sa për statistika, ndonëse për aziatikët ka qenë një ndeshje e rëndësishme pasi mund të tentonte kuialifikimin.

Luzitanët shënuan të parët në minutën e 5-të me anë të Horta pas një asistimi nga Dalot nga krahu i djathtë.

Goli i barazimit erdhi po në pjesën e parë, ku Kim Young gjeti hapësirat dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të.

Pjesa e dytë ishte pa gola dhe e barabartë nga ana e statistikave të përgjithshme, duke veçaur përqindjen e mbajtjes së topit ku padyshim Portugalia dominoi.

Por mrekullia ndodh në minutat e shtesës, ku Korea e Jugut shënon golin e avantazhit në minutën e 91-të me anë të Hee Chan.

Kjo fitore e Koresë së Jugut bëri që ata të rënditen të dytët në grup dhe të kualifikohen për më tej, ku Uruguai i thotë lamtumirë Katar 2022 pasi u rëndit në vendin e tretë.

2-1

1-1

5′ 0 – 1 Ricardo Horta Assist: D. Dalot

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit