20.4 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Dy ndeshje luhen sot në Superligë, vëmendja në Drenas

- Advertisement -

Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të javës së 31-të, në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimi kryesor i ditës pritet të jetë ai në Drenas, ku do të ballafaqohet Feronikeli 74 me Malishevën.

Skuadra e Shekfi Kuqit është në vendin e tetë, pozitë që dërgon në barazh, dhe për t’u larguar nga aty do të kërkojë fitoren ndaj malishevasve.

Ndërkohë, “Tornado” pas humbjes që pësoi ndaj Pristhinës do të kërkojë këndelljen ndaj ekipit nga Drenasi.

Në përballjen tjetër, Fushë Kosova i bën konak ekipi të Lirisë që zyrtarisht ka rënë në Ligën e Parë.

Dy ballafaqimet e së shtunës luhen me fillim nga ora 15:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit