27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Kontrabandë me duhan në Viti, arrestohet një person

- Advertisement -

Një person në Viti është arrestuar pasi iu gjetën 209 kilogram duhan të ngrirë bashkë me 43 mijë copë ambalazhe dhe 500 gram paketim duhani, përmbajtje këto që besohen të jenë nga aktivitet kontrabandues.

Dogana e Kosovës njoftoi se “këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë. Shmangiet nga taksat doganore llogaritet të jenë rreth 8 mijë euro”.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit