22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Elektroseveri me kod postar të strukturave paralele, arsyetimi që dha në ZRrE

- Advertisement -

Kodi postar i strukturave paralele serbe gjendet në faturën e energjisë së Elektroseverit.

Madje, në shpërndarje të faturave të rrymës në katër komunat veriore tek qytetarët po shkruan edhe termi “Kosovska Mitrovica” që është term jokushtetues.

E me përdorimin e tyre, Elektroseveri po e shkel marrëveshjen me institucionet e energjisë në Kosovë.

Këtë ankesë e pati edhe zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi në takimin e kryenegociatorëve me 2 korrik në kryeqendrën evropiane.

Ai tha se ka dallime në qëndrimet mes BE-së dhe Kosovës në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për energjinë, duke thënë se autoritetet kosovare kanë “gjetur shkelje” tek Elektroseveri.

Televizioni ka tentuar të marrë një sqarim nga kjo kompani por ka qenë e pamundur.

Mirëpo Elektroseveri ka vendosur të i japë shpjegime Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Në një përgjigje për Tëvë1, ZRrE-ja tha se Elektro Severi është arsyetuar me gabime teknike.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, ka marre informata se furnizuesi Elektrosever, ne faturat e energjisë elektrike te shpërndara tek konsumatorët, është duke përdorur disa nga emërtimet të cilat nuk janë ne përputhje me Legjislacionin e aplikueshëm ne Republikën e Kosovës. ZRRE-ja, menjëherë ka kërkuar informacion te detajuar nga Elektrosever. Lidhur me këtë, e ka sqaruar se në disa adresa të konsumatorëve ka pasur gabime teknike, këto gabime teknike kanë ardhur si rrjedhojë e bartjes së shënimeve nga baza e vjetër e konsumatorëve te Elektrokosmet në bazën e re të shënimeve të Elektrosever. Pasi janë vërejtur këto gabime, korrigjimet e duhura janë bërë në bazën e shënimeve nga Elektrosever”, thuhet nga ZRrE

E nga KEDS-i nuk kanë dhënë detaje, duke thënë se përgjigje merrni nga ZRrE-ja si autoritet mbikëqyrës.

Derisa pa përgjigje kanë qenë edhe nga Bashkimi Evropian, rreth pyetjeve se çfarë kanë ndërmarrë pas shkeljeve të gjetura për faturat e lëshuara nga Elektroseveri.

Kompania serbe Elektroseveri ka filluar shpërndarjen e faturave në veri nga fundi i shkurtit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit