25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

- Advertisement -

Paralajmërim të projektit gjenocidal serb në Kosovë e ka quajtur Masakrën e Sebrenicës kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ceremonisë përkujtimore të Srebrenicës, e cila u mbajt në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Kurti theksoi dhimbjen e vazhdueshme që ndanë populli boshnjak dhe ai i Kosovës si pasojë e tmerrit të luftës.

Sipas tij, Masakra në Srebrenicë “ishte edhe paralajmërim i projektit gjenocidal të Serbisë në Kosovë”.

“Çdo përvjetor është dhimbje që ripërtërihet jo vetëm për popullin boshnjak por edhe për ne popullin e Kosovës, që 25 vjet më parë kemi përjetuar tmerrin e luftës. Masakra në Srebrenicë krahas së qeni dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit në Bosnje e Hercegovinë, ishte edhe paralajmërim i projektit gjenocidal të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti gjatë ceremonisë përkujtimore të Srebrenicës, e cila u mbajt në Institutin e Historisë në Prishtinë.

“Serbia nuk u mbajt përgjegjëse asnjëherë. Derisa familjet kërkojnë ende eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkojë falje ose madje të pranojë të kaluarën e saj gjenocidale…Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e luftës, pasardhësit politik të Millosheviqit që udhëheqin me Serbinë, ringjallin ambiciet e saj ekspansioniste ndaj Bosnje e Hercegovinës e ndaj Kosovës”, ka deklaruar Kurti, transmeton RTK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit