-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Konjufca: Pasiguria në rajon i ka dy burime, agresioni rus në Ukrainë dhe ambicien e Serbisë për zgjerim territorial

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges.

Në këtë takim Konjufca dhe Franges, i shkëmbyen pikëpamjet lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht në kontekst të sigurisë dhe nevojës për stabilitet.

“Pasiguria në rajon ka dy burime kryesore: agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj, përkatësisht ambicien për zgjerim territorial”, thuhet në njoftim.

“Z. Frangeš shprehu qëndrimin e tij se Sllovenia, por edhe BE-ja duhet të njohin më shumë perspektivën se si palët, përkatësisht ajo e Kosovës, i shohin gjërat në mënyrë që kjo të reflektojë edhe në qasjen më adekuate të faktorit ndërkombëtar kundrejt zhvillimeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe zhvillimeve politike në përgjithësi në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit