Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka paralajmëruar ftesa të reja nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për partitë e tjera, në atë që ai e quan përpjekje për konstituimin e institucioneve.
Konjufca tha se Kurti do t’u drejtohet sërish partive të tjera dhe se “përpjekjet” do të vazhdojnë.
“Mendoj që zoti Kurti, po, do t’u drejtohet sërish, sepse kurrë nuk duhet të lodhemi nga dialogu politik. Do të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e institucioneve tona. Edhe PDK-së, edhe LDK-së, edhe AAK-së do t’u drejtohet zoti Kurti”, tha ai.






