La Liga ka konfirmuar detajet për “El Clásicon” e parë të sezonit 2026/27.
Barcelona dhe Real Madridi do të përballen për herë të parë këtë sezon në La Liga të dielën, më 25 tetor, në orën 21:00, në “Camp Nou”.
Pas tri javëve të para, të dyja skuadrat e kanë nisur fuqishëm sezonin në kampionat.
Real Madrid dhe Barcelona kanë fituar të tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke konfirmuar statusin e tyre si favoritët kryesorë për titullin.
Reali triumfoi ndaj Espanyolit 2-1, ndaj Real Sociedadit 4-1 dhe ndaj Malagas me rezultat prej 4-0.
Ndërkohë, Barcelona e mposhti Elchen 5-0, para se të fitonte edhe ndaj Bilbaos me shifrat prej 2-0.
Në xhiron e fundit, Barça e mposhti Rayo Vallecanon me shifrat prej 5-2.






