Konferenca e Investitorëve Amerikanë, Prattipati: SHBA e angazhuar për forcimin e lidhjeve ekonomike me Kosovën

- Advertisement -

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, hapi Konferencën e Investitorëve Amerikanë në Prishtinë.

Me këtë rast, Prattipati nënvizoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e lidhjeve ekonomike me Kosovën dhe mbështetjen e një mjedisi miqësor për investitorët.

“E organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, konferenca mblodhi së bashku investitorë amerikanë dhe udhëheqës vendorë për të eksploruar mundësitë në qendrën ekonomike të Kosovës” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

Të ngjashme

Të fundit