Kosova sërish në zgjedhje: Albulena Haxhiu duhet caktojë datën, 31 maj apo 7 qershor

- Advertisement -

 

Kosova nuk po del nga ngërçi. Tash moszgjedhja e Presidentit po e çon vendin në zgjedhje të reja. Dy datat e mundshme për mbajtjen e tyre janë 31 maji dhe 7 qershori. U.D. Presidentja Albulena Haxhiu duhet ta marrë vendimin.

Në një seancë të nisur parmbëmë nga Lëvizja Vetëvendosje, pa kurrfarë marrëveshje me partitë opozitare, zgjedhje e Presidentit të ri, natyrshëm nuk u bë e mundur.

 

Kuvendi u shpërnda në mesnatë, me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit dhe tani, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë.

 

Zgjedhjet e reja, siç e përcakton Kushtetuta, duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Dhe në këtë rast, me dy javë fushatë dhe me procedurën parazgjedhore që duhet ndjekur, mbesin vetëm dy data të mundshme: 31 maj dhe 7 qershor.

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu duhet ta marrë formalisht një vendim se cila do të jetë data e zgjedhjeve të reja.

 

Fakti që Kosova nuk i evitoi zgjedhjet e sërishme, u bë lajm edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

 

Pas zgjedhjeve parlamentare të fundvitit të kaluar, mund të jetë dukur Kosova do të ecte drejt një rrugëdaljeje nga ngërçi politik i cili e përcolli vendin gjatë gjithë vitit 2025. Por kriza vazhdon

Të ngjashme

Të fundit