Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhëtinë ndaj votuesve

- Advertisement -

Anëtari i VV-së në KQZ, njëherit edhe zotëriu i parë në detyrë, Alban Krasniqi, i ka reaguar ish-presidentes së Kosovës, Vjoa Osmanit.

Osmani përmes një video ku në sfond shihej fotografia e Ibrahim Rugovës, goditi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetë. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani në video.

Krasniqi ka qenë i shkurtër, duke thënë se fotoja e Rugovës nuk mbulon, siç u shpreh ai, tradhëtinë ndaj votuesve.

“Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhëtinë ndaj votuesve dhe mbështetësve”, shkroi ai.

 

Të ngjashme

Të fundit