Ish-kryeministri Avdullah Hoti dha nparalajmërim serioze mbi kursin e rrezikshëm të sistemit ekonomik në të cilin po shkon Kosova. Në dritën e krizës globale, deputeti i LDK-së ishte kritik i ashpër dhe ngreu alarmin për pasojat e një pushteti që, siç thotë ai, u ka kthyer shpinën qytetarëve në çastin kur ata kanë më së shumti nevojë për mbrojtje. Sipas Hotit, kjo qasje e papërgjegjshme nuk po prodhon vetëm shtrenjtim e pasiguri, por po thellon degradimin social, po rëndon jetën ekonomike të familjeve dhe po cenon vetë themelet e ekonomisë së tregut të lirë.
Kriza e çmimeve, e fryrë edhe më tej kohëve të fundit nga shtrenjtimi i naftës, po e gërryen standardin e jetesës, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe bizneset mikro. Për deputetin Hoti “hapësira fiskale për t’u marrë me këtë problem ekziston”, duke shpjeguar gjatë intervistës në emisionin “Euro n’7“, se ulja e akcizës nuk dëmton buxhetin për shkak të rritjes së të hyrave nga TVSH-ja.
Megjithatë, diagnoza e tij për mosveprimin e pushtetit është se “nuk ekziston vullneti.” Përkundrazi, në argumentin e Hotit, përmes caktimit të marzhave, qeveria ka siguruar që “çdo rritje në tregjet ndërkombëtare të çmimit të naftës bartet komplet te konsumatori.”
Goditja më shqetësuese, sipas ish-kryeministrit, i bëhet themeleve të ekonomisë përmes ligjeve si ai i çmimeve tavan. Për Hotin, kjo tendencë për të kontrolluar çdo qelizë të tregut është kthim i rrezikshëm në histori. “A duam të kthehemi ne në ekonominë e mëparshme të komanduar, ku shteti vendos sa të prodhohet e sa të shitet e me çfarë çmimi?”
Hoti e quajti “komunizëm” një qasje të tillë, duke paralajmëruar senë fund të ditës vetëm sa “dëmtojnë bizneset e vogla dhe të mesme”, duke i dhënë fuqi monopoleve.
Në vend të zgjidhjeve shtetërore afatgjata – si indeksimi i pensioneve, mbështetja me politika industriale apo investimet kapitale – Hoti ishte kritik i madh i asaj që e quan shpërndarje të lëmoshës përmes paketave me nga 100 euro.
Sipas deputetit të LDK-së, këto nuk kanë lidhje me politika ekonomike, por taktika autokratësh: “Ka përvoja gjithandej… që autokratë të caktuar për të mbajtur veten në pushtet vijnë përmes deklaratave për zgjidhje të shpejta, të lehta.”
Dëmi më i rëndë dhe afatgjatë është shkatërrimi i atij që Hoti e quan kapital social. Në pesë vitet e fundit, ish-kreu i ekzekutivit tha se “asnjë fije nuk është shtuar kapitali shoqëror.”
“Kapitali, kapital social në Kosovë në pesë vitet e fundit nuk është krijuar fare. Por çka është ky kapitali social? Nëse i marrim domethënë të mirat publike që janë kapacitetet energjetike, ë kapacitetet e infrastrukturës, rrugë, hekurudha, kapital tjetër shoqëror i cili mundëson funksionimin e ekonomisë me një kapital më të lartë shoqëror, kostoja e funksionimit të bizneseve ëshë dhe bizneset janë më produktive. Në pes vitet e fundit asnjë fij nuk ë shtuar kapitali”, tha Hoti.






