14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Komuniteti egjiptian në Plemetin të Obiliqit njoftohet me të drejtat e tyre Kushtetuese dhe ligjore (Foto)

- Advertisement -

Gazeta SCANNER të shtunën ka mbajtur sesionin e katërt të trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sesioni i  katërt i trajnimit me titull: “Të drejtat e komuniteteve në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi”  është mbajtur shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin, Komuna e Obiliqit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Trajneri Dardan Berisha, para komunitetit egjiptian në Plemetin, ka folur në detaje për kornizën ligjore të cilën e ka Kosova sa i takon  komuniteteve në përgjithësi.

Në këtë drejtim, ai ka ligjëruar për të drejtat e komuniteteve të cilat janë të sanksionuar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Po ashtu, Berisha ka ligjëruar për mjetet juridike të cilat mund t’i shfrytëzojnë komunitetet në rast se ndihen të diskriminuar gjatë realizimit të të drejtave të tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sikurse në trajnimet e kaluara edhe në Plemetin, komuniteti egjiptian atje ka ndarë përvojat e tyre në raport me sfidat që kanë. Sipas tyre, sfidë  për ta vazhdon të mbetet punësimi dhe shkollimi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit