24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Komuna e Malishevës me ceremoni komemorative për ndarjen nga jeta të drejtorit të Shëndetësisë

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, u nda nga jeta të shtunën.

Berisha, që në komunën e Malishevës ishte drejtor i Shëndetësisë, njëherazi edhe kryetar i NISMA-s në këtë komunë, vdiq në moshë të hershme.

Për të nderuar kontributin e tij, Komuna e Malishevës ka njoftuar një serë aktivitetesh komemorative për sot (e diel).

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, së pari do të bëhen homazhe në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë, ku më pas do të mbahet mbledhje komemorative, teksa më fillim nga ora 17:00 do të mbahet ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gurbardh.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, nesër organizohen këto aktivitete, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

E diel, 8 shtator 2024

Në ora 14:00 – homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Në ora 15:00 – mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Në ora 17:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gurbardh.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit