“Vendim shumë i dhimshëm nga Haga”, Xhafer Gashi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me verdiktin e dhënë nga Gjykata në Hagë, duke e cilësuar atë si një vendim të dhimbshëm.

Gashi ka treguar se në atë kohë kishte qenë jashtë vendit, përkatësisht në Kroaci, ndërsa ka theksuar se lufta në Kosovë ishte e imponuar dhe se shumë djem e vajza u mobilizuan për çlirimin e vendit.

Duke folur edhe nga përvoja e tij si luftëtar, ai ka përmendur sakrificën e madhe të popullit të Kosovës gjatë luftës, përfshirë dëshmorët, invalidët, veteranët dhe personat e zhdukur.

“Kam qenë jashtë vendit, përkatësisht në Kroaci. Ka qenë një vendim me dhimbje dhe shumë zhgënjyes. Shumë djem e vajza luftuan jo pse ata deshën, por që lufta na u imponua. Duke qenë edhe vetë luftëtar, e bëmë luftën si ishte më së miri. Lufta jonë la shumë dëshmorë, shumë invalidë, veteranë dhe shumë të zhdukur, nuk e kam besuar që do të jetë ai verdikt, iimishte një vendim shumë i dhimbshëm nga Haga”, ka deklaruar Xhafer Gashi në emisionin “Adresa”.

Të ngjashme

Të fundit