22 C
New York
Thursday, November 7, 2024

Buy now

Albin Kurti uron Shqipërinë: Luftoi si lidere e grupit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e sotme ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2-1.

Ndërkohë, Kurti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkroi se pjesëmarrja e Shqipërisë në Evropian nuk ishte rastësi.

“Pjesëmarrja në Euro 2024 nuk ishte rastësi. Shqipëria sonte luajti si pretendente për lidere të grupit. Dy gola të shpejtë dhe fitore me përmbysje të rezultatit, për një fillim të mbarë në Ligën e Kombeve”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Gjeorgjisë të martën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit