19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

- Advertisement -

Gjithsesi, Bashkësia Ndërkombëtare insiston që veprimet e Qeverisë të bëhen në koordinim me ta e këtë e përkrahin analistët, duke thënë se duhet bashkërendim të veprimeve në mënyrë që veriu i vendit të jetë stabil.

Ish-diplomat i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj, aktualisht analist politik, thotë se lojërat e Serbisë kanë për qëllim përfitimin dhe jo zgjidhjen e problemit.

Canaj thekson se Serbia po luan me kartën e shkeljes së të drejtave të komuniteti pakicë serbë, si strategji që e përqafon Bashkësia Ndërkombëtare.

“Është pjesë e lojës në kuptimin që gjithmonë dëshirojnë t’a rrisin pazarin , ne duam diçka. Natyrisht që ndërlidhet me kërkesën e palës serbe për ndërtimin e asociacionit përkatësisht për implementimin e asociacionit . Tani është pjesa tjetër e lojës në periudhën kur veç ka filluar të flitet për shkeljen e të drejtave të serbëve ajo është e qartë që është një mocion shumë i ndjeshëm për komunitetin ndërkombëtar dhe e dinë që tani llupa është mbi t’a dhe natyrisht që edhe më tutje dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi”, tha Canaj, raporton RTK.

Ekspert i sigurisë, Nuredin Ibishi, situatën aktuale në Kosovë e ndërlidh me atë të Bosnjës, prandaj apelon që të kihet kujdes në veprime.

“Kur u janë shter mundësitë të veprojnë brenda nuk i ka ekstremistët e vet në brendi që i kryenin punët e estabilishmentit të vendit fqinj, Serbisë, në krye me Vuçiqin, bllokadës së kufijve që është në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për të drejtat, ia kanë lënë autoritetin njëfarë grupi të vetëquajtur ‘Rrënjët’ që të marrin edhe autorizime policore në një territori, të shtetit fqinj, Serbisë në këtë rast”, ka thënë Ibishi

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori i SHBA-së në NATO, Kurt Volker, ka theksuar se Serbia është e varur kryesisht nga BE-ja sa i përket ekonomisë. Por, ajo ka ende një marrëdhënie shumë më të ngushtë me Rusinë, duke iu referuar edhe furnizimit me gazin rus.

Me përkrahjen e shtetit serb, grupe të organizuara një ditë më pare kanë bllokuar disa pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit