16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Komuna e Kamenicës pezullon shërbimet kadastrale për qytetarët që kanë borxhe në tatim

- Advertisement -

Komuna e Kamenicës ka marrë vendim që të pezullojë disa shërbime komunale për qytetarët që kanë borxhe të akumuluara ndër vite.

Kësisoj qytetarët të cilët kanë borxhe janë të pezulluar nga të gjitha shërbimet kadastrale, shërbimet për Planifikim dhe Urbanizëm, shërbimet rregullatore, si dhe është bërë ndalesa dhe pezullimi i shërbimeve të tjera.

Duke u bazuar në Rregullore (QRK) NR.07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të Tatimit në Pronë, komuna e Kamenicës për obliguesit tatimor që kanë borxhe të akumuluara ndër vite, pezullon shërbimet komunale si në vijim:”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës së Kamenicës, ky vendim do të vlejë deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara.

“Komuna pezullon shërbimet Brenda tre (3) ditëve të pune pas ditës së fundit për pagesë. Komuna pezullon shërbimet deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara. Me qëllim marrjen shërbimeve që ofrohen nga Zyra apo Drejtori të ndryshme në Komunë, tatimpaguesit janë të detyruar të paraqesin pranë këtyre të fundit një vërtetim pagese, i cili përcakton se të gjitha detyrimet tatimore të papaguara janë paguar”, thuhet në vendim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit