13.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

AAK për takimin e Kurtit në Berlin: Pa Amerikën s`ka marrëveshje

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtin në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz që pritet të mbahet pasdite, raporton Gazeta Blic.

Besnik Tahiri shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë për Gazeta Blic se qëndrimi i partisë në të cilën gjendet është i qartë sa i përket një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtu nuk ka lënë pa kritikuar kryeministri Kurti sa i përket dialogut me Serbinë.

“Dialogun prej pikës së shtatë e kthejë në pikën e parë që tregon për mos qëndrueshmërinë e tij politike. Qëndrimi i AAK-së është shumë i thjesht dhe i qartë – marrëveshje finale ligjërisht e pranuar në mes dy shteteve është zgjidhja e vetme, sa më shpejt dhe sa më parë”, ka
thënë Tahiri.

Sipas tij, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zor se mund të arrihet një marrëveshje finale Kosovë – Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit