Kombëtarja shqiptare ka vazhduar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024.
Ditën e djeshme, “kuqezinjtë” zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lichtensteinit.
Po ashtu, kampi shqiptarë ka realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.
I gjithë stafi është veshur nga stilisti Altin Mici, i cili ishte shumë krenarë që ishte pjesë e këtij projekti.
Skuadra e Sylvinhos, do ta ketë edhe një miqësore tjetër, para nisjes së evropianit.
Të premten, Shqipëria përballet ndaj Azerbajxhanit me fillim nga ora 19:00.
Paraprakisht, ata zhvilluan një tjetër miqësore, atë ndaj Leichtensteinit, ditën e hënë, të cilët e fituan 3:0.
Shqipëria në Euro 2024 do të jetë pjesë e grupit B, së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.
Ndeshjen e parë e zhvillojnë më datën 15 me Italinë, duke nisur nga ora 21:00.