Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së dytë kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës C për kualifikimet e Botërorit 2027, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.
Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka punuar në detaje të vogla me ekipin, duke u fokusuar në përmirësimin e disa aspekteve të lojës, me synimin që skuadra të paraqitet edhe më e konsoliduar se sa në ndeshjen në Sofje.
Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë pozitive, ndërsa të gjitha futbollistet janë të motivuara dhe besojnë fuqishëm në arritjen e tri pikëve të radhës.
#Kosova #Dardanet






