-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë

- Advertisement -

Kolonel Çlirim Toci është shprehur se fjalimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kishte ndonjë risi.

Komentet Toci i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se Vuçiq i druhet një përplasjeje me Perëndimin.

Ai tha gjithashtu se nga marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999, ka një vijë ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë, ku forcat serbe duhet të qëndrojnë 5 kilometra larg.

Sipas tij, Vuçiq dhe ushtria serbe nuk kanë për ta kaluar kurrë këtë vijë, por vetëm do të ushtrojnë presion sistematik ndaj Kosovës në forma të ndryshme.

“Perceptimi im për fjalimin e Vuçiq është viktimizimi që ai bën gjithmonë në sytë e opinionit të brendshëm publik, por edhe në sytë e opinionit ndërkombëtar. Fjalimi ishte një fjalim linear, që nuk solli ndonjë gjë të re. Vuçiq e shiti në Perëndim veten se mund të jetë ai shpëtimtari i vetëm për një paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit.

Po ashtu një tjetër pikë ishte konfrontimi që Vuçiq i shmanget me Perëndimin. U tha se Vuçiq do të deklaronte se Kosova është një territor i pushtuar. Por unë e kam thënë se Vuçiq nuk mund ta bëjë këtë sepse i druhet një përplasjeje me Perëndimin.

Integriteti i Kosovës ruhet nga NATO dhe marrëveshja e Kumanovës e 1999 e garanton këtë. Ka një vijë ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë dhe nga kjo vijë ndarëse çdo lloj force e armatosur serbe duhet të jetë 5 kilometra larg dhe këtë Vuçiq nuk ka për ta kaluar asnjëherë”, tha Toci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit