16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës promovon nesër numrin e fundit të revistës shkencore

- Advertisement -

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nesër do të promovojë botimin e numrit të fundit të revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”.

Në këtë promovim do të marr pjesë edhe kryetari i Kolegjit dhe ish-ministri Rifat Latifi. Në njoftim thuhet se do të ketë pjesëmarrje edhe nga institucionet, por nuk është bërë e ditur saktësisht se cilat institucione janë ftuar.

Lexoni njoftimin e plotë:

Kolegji i Kirurgeve te Kosoves do te promovoje botimin e numrit te fundit te revistes shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’ (Volumi 6, Nr. 2), si dhe 4 Vjetorin e themelimit,  me 16 Dhjetor, ora 11:00, ne amfiteatrin e Bibliotekes Kombetare te Kosoves.

Te pranishem, pos menaxhmentit te Kolegjit (duke filluar nga Kryetari Prof. Dr. Rifat Latifi), do te jene edhe te ftuar te institucioneve relevante arsimore e shkencore.

Kolegji i Kirurgeve te Kosoves eshte organizate ombrelle e te gjitha shoqatave kirurgjike ne Kosove dhe nje nga veprimtarite kryesore te tij eshte botimi i Revistes Shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’.

Me kete rast jeni te ftuar te percjellni kete ngjarje te rendesishme per shkencen dhe mjekesine kosovare,

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit