16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Koha kur Zotëriu i Parë i krahasonte qëndrimet e Nasim Haradinajt me të Dodikut e Sheshelit

- Advertisement -

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, njëherësh edhe përfaqësues diplomatik i Kosovës në Maqedoninë e Veriut në mungesë të ambasadorit atje, më 2018-ën pati krahasuar qëndrimet e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, me të politikanit boshnjak pro-serb, Milorad Dodik dhe ultra-nacionalistit serb Vojslav Sheshel.

“Prej nga gjithë ky shfrenim dhe gjithë kjo urrejtje kundër SHBA-ve? Ky ‘person’ gjithçka tjetër mund të jetë, përpos përfaqësues i vlerave të luftës. Retorika e tij të ngjason me atë të Dodikut dhe Sheshelit, por ndërsimi i tij ka definitivisht adresë vendore”, shkruante në ‘Facebook’ Sadriu për një qëndrim të Haradinajt.

Haradinaj e pati quajtur ish-ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, “palaço”, për çka ka nxitur reagimin e Prindonit.

“Shpesh del dhe flet për sende që s’i takojnë atij”, u pati shprehur Haradinaj për Delawie.

Haradinaj po mbahet në paraburgim në Hagë, pasi që po akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Prej nga gjithë ky shfrenim dhe gjithë kjo urrejtje kundër SHBA-ve? Ky ‘person’ gjithçka tjetër mund të jetë, përpos…

Posted by Prindon Sadriu on Friday, August 17, 2018

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit