30.1 C
New York
Saturday, June 22, 2024

Buy now

Musliu – Shoshi: Letra e Gërvallës për keqardhje, më shumë si mashtrim ndaj vendeve anëtare në KiE

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë për Ekonomia Online se letra e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku zotohet se do ta dërgoj një draft-statut të Asociacionit të punuar nga vetë Qeveria në Gjykatën Kushtetuese, është dërguar në adresë të gabuar dhe se është për keqardhje.

Letrën, Musliu-Shoshi e ka cilësuar gjithashtu të vonuar. Sipas saj, autoritetet kosovare kanë ndërtuar një perceptim të gabuar tek ndërkombëtarët që njëherë refuzojnë e pastaj e pranojnë.

“Fillimisht dhe më e rëndësishmja është që adresimi është bërë gabim. Pse është gabim, sepse Asambleja Parlamentare ka dhënë qëndrimin e vet dhe atë me votë. Pra votimi në Asamble është komplet punë e deputetëve me deputetë. Adresimi nga ministrja është gabim dhe është për keqardhje. E para dhe e dyta është jashtëzakonisht vonë edhe nëse do të ishte dërguar draft- statuti i Asociacionit që veç se është pajtuar qeveria e Albin Kurtit në marrëveshjen e Ohrit. Pra nëse ti e dërgon një draft statut që është i ndryshëm nga ai që është dakorduar në marrëveshjen e Ohrit, rrjedhimisht nuk është i pranueshëm”.

“Sepse aleatët tanë kërkojnë atë çfarë Albini është zotuar dhe ka pranuar në marrëveshjen ndërkombëtare në këtë rast në marrëveshjen e Ohrit. Është hap i cili nuk merret në vëmendje as në konsiderata të aleatëve tanë, sepse ata konsiderojnë që Kosova të jetë shtet serioz ashtu siç është bërë mund i jashtëzakonshëm për aq shumë vite dhe ka arritur që të ketë perceptimin serioz. Mirëpo me veprime të çuditshme që merr kjo Qeveri një herë thotë jo herën tjetër thotë po. Një ditë dakordohet, ditën tjetër nuk darkordohet. Një ditë kërkon nënshkrim, ditën tjetër nuk kërkon nënshkrim. Kjo lenë me kuptuar që e kanë ndërtuar perceptimin e shtetit jo serioz dhe kjo është shumë problem që ti si shtet kërkon që të jesh i anëtarësuar në KiE”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi, ka thënë se me këtë veprim Qeveria ka dashur që të mashtrojë vendet anëtare të KiE-së, por që sipas saj, këto propaganda dhe mashtrime mund të ecin përbrenda vendit por jo me aleatët.

“Unë këtë e vlerësoj më shumë si mashtrim ndaj vendeve anëtare në KiE. Pse, sepse me këtë gjest duan që të lënë perceptimin përbrenda që ne morëm një hap përpara, mirëpo aleat tanë nuk po e marrin parasysh dhe nuk po e vlerësojnë veprim që Kosova e merr drejt anëtarësimit të plotë në KiE. Këto propaganda dhe këto mashtrime mund të ecin përbrenda, mirëpo jo me aleatët tanë sepse është jashtëzakonisht jo korrektësi ndaj partneritetit që e kemi”, ka thënë ajo për EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit