7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

KMDLNj: ZRrE-ja do ta vazhdojë keqbërjen ndaj qytetarëve të Kosovës

- Advertisement -

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka deklaruar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës është duke i dëmtuar dhe vjedhur qytetarët e vendit me mbi 40 milionë euro.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke i kërkuar ZRrE-së t’ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove.

Sipas KMDLNj-së, ZRrE-ja në mënyrë të kundërligjshme ka vjedhur në periudhën 2012 – 2017 për t’ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot.

“ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit. Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut – të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera”.

“Pas hetimeve, KMDLNj mendon se kjo shifër do të dali shumë më e lartë. Me një qeveri që është aleate e ZRrE, me nje Prokurori jovepruese, me një opozitë të rraskapitur fare dhe e ngarkuar me mëkate nga e kaluara për çështjen e vjedhjes përmes faturave të fryera, qytetarët e Kosovës jo që nuk do të zhdëmtohen për dëmet që u janë bërë dhe po ua bënë ky Rregullator i kriminalizuar dhe i veshur me përkrahje politike por këtë keqbërje do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit