21.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Klinaku: Pavarësisht se cili do të jetë vendimi nesër për Gucatin e Haradinajn, do ta apelojnë

- Advertisement -

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së deklaroi se nesër do ta përcjellë seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale, ku pritet që të shpallet verdikti për dy kolegët e tij, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se që nga fillimi këtë gjykatë e kanë konsideruar që do ë jetë e njëanshme dhe se po të kishte drejtësi të mirëfilltë nuk do të duhej t’i duronte të akuzuarit atje fare, dhe do duhej që gjykata ta hetonte veten për dokumentet që kanë rrjedhë nga zyrat e tyre.

“Ne si organizatë vetëm i kemi paraqitur para mediave dhe e kemi njoftuar publikun që ajo Gjykatë Speciale po merret me disa dokumentacione që i ka përgatitur Serbia, me dëshmitarë të rrejshëm, shantazhe e presione. E kemi ditur që drejtësi nuk do të ketë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së përderisa ka akuza nga shpifjet e Serbisë, se po të kishte drejtësi siç duhet, do të duhej të ketë hetime ose fakte, e kjo gjykatë ka hetuar vetëm mbi dokumentet që i ka paraqitur prokuroria serbe”.

Klinaku po ashtu akuzoi prokurorinë e Speciales se po me qëllim po i stërzgjatë procedurat dhe po i vonon akuzat, duke mos ua dorëzuar mbrojtjes me qëllim që të mos i jep kohë sa duhet për përgatitje.

Për Klan Kosova ai shtoi se të mbajturve në Hagë vazhdimisht po u shkelen të drejtat, meqë siç tha, në paraburgim po mbahen për më shumë se 20 muaj me pretendimin se janë duke i hetuar.

“Ta heqim qafe këtë gjykatë se nuk i duhet Kosovës. Nuk është gjykatë e drejte dhe do të sjellë padrejtësi” u shpreh Klinaku, duke thënë se pavarësisht cili do te jetë vendimi nesër, do ta apelojnë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit