Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Madridit në miqësore e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në Amerikë me rezultatin 2:1.
Në pjesën e parë, klubi i Hansi Flick kaloi në epërsi me anë të sulmuesit të ri Pau Victor, shkruan Indeksonline. Me rezultatin minimal 1:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.
Në të dytën Pau Victor shënoi edhe një herë tjetër për t’ia dhënë epërsinë Barcelonës me dy gola.
Kurse golin e vetëm te ekipi i Carlo Ancelottit e realizoi Paz në minutën e 82’të.
Për Real Madridin startoi sërish nga fillimi sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick, i cili u vlerësua me notën 7.1 nga FlashScore.