“Kjo gjendje është e paprecedent”, Limaj paralajmëron pasoja për shtetin: Ka krizë të madhe në elitën politike

- Advertisement -

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë politike dhe institucionale, duke bërë thirrje për tejkalim të egove politike dhe gjetje të një zgjidhjeje për funksionalizimin e shtetit.

Në Debat Plus, Limaj tha se qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësive politike, kanë një kërkesë të përbashkët, funksionimin normal të institucioneve dhe stabilitetin e shtetit.

“Ka krizë të madhe në elitën tonë politike. Për t’i tejkaluar egot edhe për të ardhur dhe ofruar Kosovës zgjidhje. 51 për qind që e kanë votuar dhe 49 për qind që nuk e kanë votuar, të gjithë i bashkon një emërues; ata dëshirojnë zgjidhje. Populli i Kosovës do zgjidhje, populli i Kosovës do me pas shtetin duke funksionuar… po i them këto se kjo gjendje që jemi është e paprecedent. Kjo e dëmton edhe demokracinë, shtetin. Pasojat ekonomike janë të mëdha”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme

Të fundit