Kjo është e reja që humbi jetën në vetaksidentin në Komoran

- Advertisement -

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Komoran, ku një person ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Rea Raka, një e re nga Kaçaniku.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të siguruar zonën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.

Të ngjashme

Të fundit