Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Policia e Kosovës ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.






