9.8 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Kica Xhelili: Duhet bërë kallëzim penal për çështjen e rezervave shtetërore

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica, ka bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe transparencë në qeverisje.

Ajo gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, akuzoi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të drejtuar nga Rozeta Hajdari, për mungesë transparence dhe mbrojtje të mundshme të personave që dyshohen për korrupsion.

Kica u shpreh se roli i deputetit nuk është të mbrojë hajni të dyshuar, dhe shtoi se “gjendja kur një ministre refuzon të dorëzoj dokumentet e kërkuara nga Komisioni Hetimor, krijon hapësirë për dyshime të forta mbi integritetin e proceseve në këtë ministri.”

Kica theksoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia në qeveri, nuk po i lejon hetimet të vazhdojnë pa pengesa dhe akuzoi për sabotim dhe manipulim të hetimit të një çështjeje të rëndësishme që prek interesat e shtetit.

“Komisionin hetimor për MIELL E VAJ, VV nuk e la të funksionojë,” tha ajo.

Përballë akuzave të Kica-s dhe tensionit, pati reagime të deputetëve të LVV-së.

“E morën shumë personale disa,” deklaroi Kica, “Madje njëri më tha: po kërcënon. Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore?”

“Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal,” përfundoi Kica.

Postimi i plotë:

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit