22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kiara përlotet nga Luizi, vajzat nuk arrijnë ta realizojnë dot misionin e “Big Brother”, çfarë ndodhi mes tyre?

- Advertisement -

Një situatë aspak e qetë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother” teksa gjithcka ka nisur nga një mision që “Vëllai i Madh” ka dhënë për Ermionën dhe të gjithë vajzat e shtëpisë. Kështu, sic u bë me dije nga këngëtarja, vajzat duhet të qëndronin pa folur fare me djemtë gjatë gjithë ditës së sotme dhe nëse do e bënin këtë, do të kishin një avantazh në lojë.

Me të nisur misionin për të cilin të gjitha ishin dakord, ka kaluar pak kohë deri kur djemtë e shtëpisë e kanë kuptuar se dicka po ndodhte dhe kanë hamendësuar menëjherë për një mision të mundshëm të vajzave, duke menduar se nëse arrijnë ta realizojnë do të marrin imunitet. Për këtë arsye, ata i kanë vendosur një “mision” vetes, për t’ja prishur qëllimin vajzave, ndërsa janë përpjekur të bëjnë gjithcka që ato të shkëmbejnë ndonjë fjalë. Edhe pse e nisën lehtë, situata është tensionuar në momentin kur Luizi ka vendosur të bllokojë Kiarën në banjo, në një prej lavamanëve, duke i thënë që nuk do të dalësh prej këtu pa folur.

Për kontekst, Luizi duke menduar se vajzat do të kenë imunitet po të fitojnë lojën, ka vendosur të bëjë gjithcka që ato të flasin, duke menduar të shpëtojë Tanin pasi ishte shumë i rrezikuar nëse të gjithë djemtë dalin në nominim. Megjithatë, edhe pse nisi me të qeshura, situata mes Luizit dhe Kiarës, ku natyrisht janë përfshirë edhe banorët e tjerë, nuk ka përfunnduar edhe aq mirë, teksa moderatorja i ka kërkuar partnerit të saj që ta lerë të shkojë sepse nuk ndihet mirë dhe nuk po merrte dot frymë. Për minuta të tëra Ejlli ka refuzuar ta lërë të kalojë, madje duke debatuar ashpër edhe me Oltën, e cila kërcënonte t’i thyente cigaret, ndërsa as nuk e ka lejuar Kiarën të shkojë edhe në dhomën e rrëfimeve, edhe pse u thirr disa herë.

Pas gjithë situatës dhe faktit që Tito filloi të thoshte që po ndihej keq dhe nuk e kishte për lojë, me miratimin edhe të vajzave të tjera, ajo ka hequr dorë nga misioni, duke i folur Luizit dhe duke ju drejtuar me fjalët “Si nuk të vjen turp”, duke shkuar e përlotur në dhomën e rrëfimeve.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit