KGJK-ja mblidhet të hënën, në rend të ditës zgjedhja e kryesuesit të Këshillit

- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës të hënën do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 09:00.

Sipas rendit të ditës, në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, si dhe disa çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin e sistemit gjyqësor në vend.

Në mesin e pikave kryesore që do të shqyrtohen janë edhe shpallja e konkursit për kryetar të Gjykatës Administrative, themelimi i komisionit vlerësues për intervistimin dhe rekomandimin e kandidatëve për këtë pozitë, si dhe konfirmimi i listës së bashkëpunëtorëve profesional në Gjykatën Supreme.

Po ashtu, KGJK do të trajtojë një ankesë të datës 25 mars 2026 lidhur me vendimet GJS-2026-003 dhe GJS-2026-001, e cila do të shqyrtohet me dyer të mbyllura.

Në fund të mbledhjes janë paraparë edhe pika të ndryshme për diskutim.

Të ngjashme

Të fundit