KFOR-i dhuron pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim zjarrfikësve në Klinë

- Advertisement -

Ushtarët nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, të Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë dhuruar pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim për stacionin e zjarrfikësve në Komunën e Klinës.

Sipas KFOR-it, ky donacion synon të forcojë kapacitetet operacionale të njësisë dhe të rrisë aftësinë e saj për reagim më të shpejtë dhe më efikas në rastet e zjarreve dhe ndërhyrjeve të tjera emergjente.

Nga ky mision theksohet se iniciativa të tilla janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet dhe komunitetet lokale, me qëllim garantimin e një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë transparente dhe të paanshme.

 

Të ngjashme

Të fundit